Banka e Shqipërisë pezullon licencën e institucionit financiar Micro Credit Albania/ Zbardhen shkeljet
Banka e Shqipërisë ka pezulluar licencën e institucionit financiar të kredidhënies Micro Credit Albania (MCA).
Vendimi është marrë në fund të muajit dhjetor nga Guvernatori Gent Sejko.
Pezullimi i licensës ka ardhur si pasojë e shkeljeve të të kërkesave rregullatore për një kohë të gjatë nga Micro Credit Albania (MCA) e cila në mënyrë të vetëdijshme ka favorizuar palët e lidhura, si institucionin tjetër financiar, Final.

Gjithçka ka nisur në muajin Korrik 2020, kur edhe janë evidentuar shkeljet serioze nga autoritetet mbikqyrëse, të cilat kanë rekomanduar masat administrative.
Shkeljet e subjektit
Subjekti nuk i ka klasifikuar kreditë në përputhje me rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve jobanka”.

Micro Credit Albania nuk i ka klasifikuar të gjitha ekspozimet e një klienti në të njëjtën kategori rreziku, siç kërkon rregullorja.
Për më tepër subjekti nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë paguese të klientëve, por është bazuar në vetdeklarime të paverifikuara.

Një tjetër shkelje është mosreflektimi në kontratat e kredive detyrimin për kufizimin e penaliteteve në masën 30% të detyrimit kontraktor, sipas ndryshimeve të rregullores “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekore”, që hynë në fuqi në fillim të vitit 2022.

Subjekti, gjithashtu nuk ka as një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij, në shkelje të rregullores “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.
Këto kanë qenë disa nga shkeljet e konstatura që kanë çuar në pezullimin e licensës për institucionit financiar të kredidhënies Micro Credit Albania (MCA), për një periudhë 12-mujore, deri në fund të vitit 2023
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



