E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Delvinës të revoltuar: S’ndërhynë në kohë
Lajme

Banorët e Delvinës të revoltuar: S’ndërhynë në kohë

Shteti na la vetëm, pa ndihmë!

Banorët e Delvinës kanë kaluar një natë tmerri mes flakëve që kanë përfshirë zonën, ndërsa shprehen të braktisur nga autoritetet shtetërore.

Në deklaratat për mediat, ata thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Emergjenca Civile duke shtuar se ndërhyrja ajrore është e vetmja zgjidhje për të ndalur përhapjen e zjarrit.

“Po të pyesësh kryeministrin sa e vështirë është. Nuk kanë ndërhyrë në kohë, ka patur shumë vonesa. Emergjencat s’kanë qenë fare, prefekti ka ardhur në orën 2 të mëngjesit. Vetëm avionët na shpëtonin, ato duhen. Zjarri u aktivizua brenda 3 minutave“.

“Mos më merrni me kamera, por merr kryeministrin, zjarrfikësja të shuaj zjarret, mos të rrijë aty. Më janë djegur ullinjtë dhe malli atje sipër”, thotë një prej tyre.

Një tjetër thotë se zjarrëfikësit i lanë vetëm në mëshirë të fatit pasi ishin lodhur dhe s’kishin më fuqi.

“Ata janë të lodhur, të mbaruar dhe nuk kanë fuqi. I prita të vinin por na lanë në mëshirë të fatit”, thotë ai.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet dhe mbështetje konkrete për të shpëtuar çfarë ka mbetur nga pronat dhe jetët e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.