E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Durrësit debat të ashpër me Ramën: Pse na e ngre zërin?
Politikë

Banorët e Durrësit debat të ashpër me Ramën: Pse na e ngre zërin?

Videoja e publikuar nga mbledhja mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve të prekur nga projekti urban në Durrës nxjerr në pah momentet e tensionit dhe përplasjet e drejtpërdrejta gjatë diskutimeve.

Personi që dëgjohet duke iu drejtuar me tone të ashpra kryeministrit në video është biznesmeni Fatmir Zota. Ai i drejtohet Ramës:
“Pse na e ngre zërin këtu ti? Për çfarë ke ardhur këtu? Po ashtu ik!”, duke e ndërprerë disa herë gjatë debatit.

Pamjet tregojnë një atmosferë të tensionuar brenda mbledhjes me banorët e prekur nga projekti, ku Rama këmbëngul se projekti do të vijojë, ndërsa qytetarët kërkojnë garanci dhe vlerësim më të drejtë për shpronësimet. Videoja është bërë virale në rrjet, duke pasqyruar përplasjet e forta gjatë takimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.