Banorët e prekur nga projekti TID protestojnë para Bashkisë Durrës
Banorët e prekur nga projekti TID kanë dalë sërish në protestë përpara Bashkisë së Durrësit, duke shprehur shqetësimin për pasiguritë që po përjetojnë prej muajsh në lidhje me pronat e tyre.
Tubimi u zhvillua përpara mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak, si një përpjekje për të sensibilizuar përfaqësuesit vendorë dhe për t’i nxitur ata të reagojnë në mbështetje të qytetarëve të prekur.
Protestuesit ngritën akuza për trajtim të pabarabartë, duke pretenduar se po favorizohen individë dhe subjekte të caktuara me lidhje me pushtetin. Sipas tyre, procesi i zbatimit të projektit është i paqartë dhe i padrejtë, duke krijuar pasiguri të vazhdueshme për të ardhmen e pronave të tyre.
Banorët kërkojnë transparencë të plotë nga autoritetet dhe garanci ligjore për të drejtat e tyre, ndërsa paralajmërojnë se protestat do të vijojnë nëse nuk do të ketë një zgjidhje konkrete.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



