E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Laprakës në protestë për shembjen e shtëpive: Merrni masa, mos na fusni në konflikt me policinë
Lajme

Banorët e Laprakës në protestë për shembjen e shtëpive: Merrni masa, mos na fusni në konflikt me policinë

Gjithashtu banori u shpreh se bashkia duhet të marrë masa dhe të mos i fus në konflikt me policinë, ndërsa paralajmëroi se nuk do të lëvizë nga shtëpia pa rënë dakord për një marrëveshje.

“Siç thotë edhe Bledi, dua ti them kryetarit të bashkisë, asnjë banor në Shqipëri nuk ka disa vila, kemi një shtëpi, hera e fundit që ta them do të jetë kur të vish te shtëpia ime, jam shumë dakord me projekte por bëji marrëveshjet siç duhet ajo që kam parë nuk është marrëveshje por një copë paçavure sepse me dy vjet bonus qiraje nuk pashë të shkuar se kur do ta marr shtëpinë. Eja Erion Veliaj diskuto me banorët dhe na jep zgjidhje dhe mos shkruaj te kontrata se në cilën datë apo orë dhe mos na sillni shkresa për të na nxjerrë për tre ditë se nuk kemi se ku shkojmë unë i them Veliajt hajde se me këtë pagesë unë do të dal kur të dush nëse vjen me gjen një shtëpi me tre dhoma ma gjen me 250 mijë lekë unë nuk e dua atë kontratë, do të vej bast publik me ty nëse ma gjen me 250 mijë lekë unë nuk dua as qira as shtëpi, unë kam 30 vite këtu zoti kryeministër se po më çoni 30 vite mbrapsht, paguaj taksa rregullisht që ta kujtoj zoti kryeministër në 2006 nuk na jepnit një certifikatë, por ku erdhët ju e kaluat te uji e sot më thua je pa shtëpi. Shko gjeje korrupsionin dhe na jep paret e pronat se nuk jemi pa prona, s’dua ta bëjmë si ata në Shkozë, por nëse më prish shtëpinë më ke prish jetën dhe familjen. Ju jeni shteti po mua aty do më keni, shteti të vret të burgos, ne dalim në protestë me mbrojt shtëpitë dhe na thërret prokuroria se mbroni shtëpitë. Kurse të tjerë me 21 janar nuk përgjigjet njeri, kështu që merrni masa se duam zgjidhje dhe mos na fusni në konflikt me policisë, pronat i kemi ndërtuar më djersë”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.