Banorët të tronditur nga vrasja e babait nga i biri: E goditi me pllakë betoni në kokē
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Greshicë të Mallakastrës mbrëmjen e sotme. 37-vjeçari, Mariglen Muhametaj vrau babain e tij Qemal Muhametaj duke e goditur me sende të forta.
Banorët e fshatit duke folur për mediat thanë se janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ata shprehen se djali e kishte goditur 73-vjeçarin me një pllakë betoni në kokë, ndërsa ky i fundit ishte duke larë këmbët.
Është bërë hataja, e vrau djali. Nuk ishte mirë nga mendja. I kishte rëndë në pllakë betoni. Për hiç gjë. Pa shkak fare, i kishte rënë. I vinte keq, nuk e çonte në Vlorë. Me ilaçe kurohej. E ëma është e paralizuar.
I ati kishte dalë jashtë për të larë këmbët dhe ky i ka rënë në kokë. Pa shkak. Ka vdekur në vend. Çuni iku dhe pastaj e kanë kapur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



