E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banori i Rrjollit: Pse nuk vjen Berisha në protestën tonë?!
Flash

Banori i Rrjollit: Pse nuk vjen Berisha në protestën tonë?!

Teksa tensionet në zonën e Rrjollit në Velipojë kanë arritur kulmin për shkak të ndërtimit të një resorti turistik mbi toka që banorët i pretendojnë të tyret, një reagim i ashpër ka ardhur nga terreni drejtuar kreut të opozitës, Sali Berisha.

Në ditën e gjashtë të qëndresës, ku banorët janë përplasur fizikisht me policinë dhe kanë bllokuar mjetet e rënda të firmës ndërtuese, një prej zërave më të fortë të protestës ka vënë në pikëpyetje sinqeritetin e thirrjeve të Berishës për protestën kombëtare të 10 shkurtit.

“I lutem pse Sali Berisha na thërret me datën 10 që ka interesat e veta që të bojmë rrëmujë… Pse kur është që 6 ditë ky popull nuk e çoi një përfaqësues të vetin, ose nuk erdhi me na përfaqësu ose me na mështet në grevën tonë në tokën tonë… A mos vallë ka dorë edhe Sali Berisha në kët mes?! As e kena ni në lajme e as e kena pa në televizor… I lutem mos na thirr kur ke interesat e tua po na mështet edhe në interesat tona”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.