E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi debat me Nikollën: Ka mbetur të ndani pozitën me opozitën me gardh…
Politikë

Bardhi debat me Nikollën: Ka mbetur të ndani pozitën me opozitën me gardh…

Deputeti Gazment Bardhi ka deklaruar se Garda duhet të ndërhyjë në sallën e Kuvendit vetëm kur ka rrezik për cënim fizik të deputetëve.

Pjesë e diskutimit:

Bardhi: Kërkesa ime ju drejtohet ju se jeni aty për të garantuar zbatimin e ligjit dhe Rregullores. Anëtarët e Gardës ndërhyjnë në sallë me urdhër tuajin kur cënohet integriteti fizik i deputetëve.
Show që ju bëni çdo seancë është e shëmtuar. Këtu nuk ka asnjë rrezik për konflikt fizik. Ç’jemi ne, regjim autoritar?

Nikolla: Mos ndërhyni në detyrat e Gardës. Respekt për ta!

Bardhi: Respekt total për ta dhe mungesë respekti për ju që e shkelni Rregulloren se bën sikur e lexon edhe se lexove kurrë deri në fund.

Nikolla: Shyqyr të kam ty që më mëson

Bardhi: Po shkon në pension dhe se ke mësuar akoma. Rregullorja thotë duhet të hyjnë në sallë vetëm kur ka rrezik cënimi integriteti fizik për deputetët.

Nikolla: Sepse ju nuk flisni nga vendi por nga foltorja.

Bardhi: Nuk ka asnjë rregull për të folur në vend po foltore. Duhet të kthesh rregullin. Nuk mund ti japim perceptimin qytetarëve se këtu po ndodh një konflikt i madh fizik sa duhet ndërhyrja e Gardës. Ndryshe vendos një gardh edhe ndaj pozitën nga opozita. Nuk ka ndërmend njeri të prekë njeri me dorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.