E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi flet pas mbledhjes: Mazhoranca po na provokon!
Lajme

Bardhi flet pas mbledhjes: Mazhoranca po na provokon!

Do i përgjigjemi përshkallëzimit

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të deputetëve të PD, Gazment Bardhi ka komunikuar me gazetarët, ku foli për situatën e krijuar në Kuvend dhe autorizimin që SPAK i kërkon Kuvendit për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.

“Shpreh vendosmërinë e deputetëve jo vetëm për të qëndruar në aksionin që kemi nisur, por do i përgjigjemi përshkallëzimit që ka ndërmarrë mazhoranca. E papranueshme që një shumicë të marrë masa që i heq mandatin përfaqësuesve të opozitës. Është provokim i rëndë i asaj që keni parë në këto dy muaj në Kuvend. I bëj thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorin e Tiranës”, tha ai.

“Ne jemi njohur përmes mediave me kërkesën e SPAK. Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit. Ne votojmë pro çdo kërkese të SPAK. Por Rama të përmbushë tre kërkesat tona, dhe kthehemi në normalitet dhe marrim pjesë në votim. Në të kundër asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni”, tha ai.

“Shpreh vendosmërinë e deputetëve jo vetëm për të qëndruar në aksionin që kemi nisur, por do i përgjigjemi përshkallëzimit që ka ndërmarrë mazhoranca. E papranueshme që një shumicë të marrë masa që i heq mandatin përfaqësuesve të opozitës. Është provokim i rëndë i asaj që keni parë në këto dy muaj në Kuvend. I bëj thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorin e Tiranës”, tha ai.

“Ne jemi njohur përmes mediave me kërkesën e SPAK. Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit”, tha ai.

Berish Ame Gazetaret

Ndërsa mazhoranca miratoi e vetme ndryshimin e Rregullores së Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se ky ishte hapi i parafundit për asgjësimin e opozitës.

“Ndryshimi i rregullores së Parlamentit, sipas të cilit një grup deputetësh i lejojnë vetes ndërprerjen e përkohshme të mandatit të deputetit, përjashtimin për dy muaj dhe defakto heqjen e mandatit. Kjo është faza para përfundimtare drejt asgjësimit të opozitës në Parlament dhe ju garantoj se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjet e opozitës për rivendosjen e pluralizmit në Parlament”, tha Berisha për gazetarët.

Ai u pyet nëse grupi parlamentar kishte diskutuar për kërkesën SPAK për një tjetër masë sigurie për të. “Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues të mëparshëm të Skapit dhe gjykatëses së shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996”, tha Berisha.

Berisha tha se nuk ishte njoftuar ende nga Kuvendit dhe se do të lexonte vendimin zyrtar. “Jam i sigurt që Kryesia do të më dërgojë mua relacionin. Baza e këtij qëndrimi është propozimi im në vitin 2012”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.