E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi i përgjigjet kryeministrit për “Noc Rrokun” e amerikanëve:  Ka prokurorë të SPAK që marrin nga 15 mijë euro për të mbyllur dosje kriminale!
Lajme

Bardhi i përgjigjet kryeministrit për “Noc Rrokun” e amerikanëve: Ka prokurorë të SPAK që marrin nga 15 mijë euro për të mbyllur dosje kriminale!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “amerikanët sollën Noc Rrokun” dhe se reformën në drejtësi e ka themeluar PS.

Bardhi tha se nëse Edi Rama ka krijuar SPAK-un, atëherë Struktura e Posaçme është e kritikueshme. Ai tha se ka prokurorë të ndershëm në Strukturën e Posaçme, por ka dhe prokurorë në SPAK që marrin nga 15 mijë euro, duke u korruptuar keqas.

“Edi Rama ka thënë se amerikanët sollën Ndoc Rrokun në Shqipëri. I bie Edi Rama e bëri reformën? Nëse e ka bërë Rama, është për t’u kritikuar. I bie që qenka drejtësi që e komandon Rama. Unë nuk sulmoj institucionin e SPAK, por ka prokurorë të SPAK të korruptuar. Marrin nga 15 mijë euro për të mbyllur dosje kriminale.

Unë e mbështes SPAK-un, por sa herë që do kem kritika, do dal e do i them këtu publikisht. Po, në SPAK ka prokurorë profesionalë, por ka edhe prokurorë të korruptuar. Një prokuror është kërcënuar me jetën e vajzës së tij dhe të tillë prokurorë kanë gjithë mbështetjen time”, tha Bardhi në emisionin Open në News24.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.