E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: Lekët janë për oligarkët, gjoba dhe burgu për qytetarët
Lajme

Bardhi: Lekët janë për oligarkët, gjoba dhe burgu për qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një postim në facebook ka reaguar pas ndryshimeve të miratuara ditën e sotme në Kodin Penal.

Gazment-Bardhi-Democratic-Party-751x436

Bardhi shkruan se kryeministri i ka lekët për oligarkët dhe gjoba e burgu janë alternativa e vetme për qytetarët, në vend që të ndihmojë bizneset që të mos mbyllin vendet e punës.

Më tej ai thotë se Rama ka shtatë vjet që u tregon shqiptarëve burgun dhe gjobat, madje nuk ndalet as në këto ditë kur ata nuk janë të sigurtë për shëndetin e tyre.

Reagimi i Bardhit:

Ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës.

Në vend të testimeve, siç bën bota, Edi Rama flet për burg. Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Edi Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit.

Gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që ka Edi Rama për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve.

merkel rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.