E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: Xhafa duhet tu shpjegojë shqiptarëve se përse i vëllai trafikant nuk arrestohet
Lajme

Bardhi: Xhafa duhet tu shpjegojë shqiptarëve se përse i vëllai trafikant nuk arrestohet

‘Fatmir Xhafaj e ka pranuar edhe më parë që e ka ndihmuar të vëllain’, kështu deklaroi ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, gjatë një konference për mediat nga selia e PD-së.

Sipas tij Xhafa i ka borxh shqiptarëve sot tu përgjigjet se përse vëllai i tij i dënuar për trafik droge në Itali, lëviz i lirë dhe nuk arrestohet.

‘Fatmir Xhafaj e ka pranuar edhe më parë që e ka ndihmuar të vëllain. Konkretisht, me 07 Tetor 2010, Fatmir Xhafaj deklaronte se:

[…….JU MË PYESNI MUA NËSE E KAM NDIHMUAR VËLLANË TIM. Ju kam thënë dje dhe ju them edhe sot pa asnjë mëdyshje. PO, SIGURISHT QË PO! ……. E KAM NDIHMUAR T’I KTHEHET JETËS NORMALE. Që nga muaji maj i vitit 2002, kur është rikthyer në Shqipëri, dhe deri më sot, vëllai im…., KA NJË JETË NORMALE DHE PA ASNJË LLOJ REKORDI NEGATIV PËRBALLË LIGJIT….].

{Fatmir Xhafaj – Faqja 53 e procesverbalit – Seanca Plenare e Kuvendit e datës 07.10.2010}

A i qëndron deklaratës se i vëllai ka një jetë normale dhe pa asnjë lloj rekordi negativ përballë ligjit.

A mund të arrihet kjo, kur pasi ke kryer një krim të rëndë si trafiku ndërkombëtar i drogës, nuk ke vuajtur asnjë ditë dënim?

A mund të arrihet kjo kur nuk goditet produkti i krimit, pra pasuria e paligjshme?

Prej disa ditësh Partia Demokratike e ka pyetur Fatmir Xhafajn, nëse Agron Xhafaj është i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit, për shkak të aktivitetit të mëparshëm kriminal në trafikun e drogës?

Heshtja ka qenë përgjigjia e Ministrit Fatmir Xhafaj edhe në këtë rast’, tha Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.