Basha apel për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Luginës së Preshevës
Kreu i opozitës, Lulzim Basha me anë të një mesazhi në Twitter kërkon që të ofrohet asistencë për Luginën e Preshevës.
Basha shmangur debatin politik ditën e sotme, por e ka fokusuar aksionin e tij tek apeli për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat në Luginën e Preshevës. Sipas tij, ndihma e qeverisë shqiptare është detyrim kombëtar dhe kushtetues.
“Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues”, thekson Basha.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



