E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha bisedë telefonike me kuksianin që rri në Angli: Do vijmë të votojmë që ta rrëzojmë atë qeveri
Publik News

Basha bisedë telefonike me kuksianin që rri në Angli: Do vijmë të votojmë që ta rrëzojmë atë qeveri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vizituar qytetin e Kukësit, ku është takuar me qytetarët dhe ka biseduar me ta për problematikat e qytetit.

Ai është ndalur në familjen e Myrteza Iseberit, i cili ka 4 djem, nga të cilët 3 janë larguar në emigrim.

Basha ka zhvilluar edhe një telefonatë me njërin nga djemtë e familjes që jeton ën Angli, i cili i ka thënë kryedemokratit “do vijmë të votojmë ta rrëzojmë atë qeveri”.

“Në Kukës u ndala në familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar të tre djemtë në emigrim. Blerimi, djali i kësaj familjeje, nga Anglia gjatë një bisede në telefon më shprehu padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij.

Të rinj si Blerim Iseberi dhe vëllezërit e tij meritojnë një qeveri që e zhvillon vendin dhe e bën më të begatë, jo një qeveri që mendon për vete.

Për shtatë vite, Edi Rama dhe miqtë e tij e kanë lënë në baltë rininë shqiptare me premtime të pambajtura dhe me shkatërrimin e ekonomisë.

Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për të rinjtë dhe vendin”, shkruan Basha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.