Basha: Çdo zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses mban mbyllur dyert e BE
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane, Yuri Kim e cila thoshte se populli shqiptar duhet të bashkohet kundër korrupsionit, ndërsa klasa politike duhet t’i përgjigjet detyrimit për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.
Përmes një shënimi në Twitter, Basha thotë se çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët.
Më tej kreu i demokratëve thekson se funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.
“Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore”, shkruan Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



