Basha e takoi Donald Trump në Ushington?
Kreu i PD-së, Lulzim Basha prej dy ditësh ndodhet në Uashington.
Zërat kanë qarkulluar se arsyeja e vizitës së kreut të opozitës në SHBA, është pikërisht takimi me Presidentit të Amerikës, Donald Trump.
Burimet kanë thënë se takimi mes Bashës dhe Trump ishte caktuar që të ndodhte rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm me orën lokale të Tiranës ose 21:00 të mbrëmjes së djeshme me orën lokale në Uashington.
Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga stafi i kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me takimin.
Basha pritet që të kthehet në Tiranë mesditën e të enjtes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



