Basha flet për incidentin në QS: Sjellje e turpshme. T’i vënë gishtin kokës, se mua s’më ndalin dot
Kreu i PD-së, Luzlim Basha, gjatë bashkëbisedimit në Facebook, është ndalur edhe njëherë tek incidenti në QS, ndërsa iu përgjigj pyetjes së një studenteje.
Kreu i opozitës e konsideroi atë “shfaqje të paimagjinueshme”, ndërsa tha se nuk ishte faji i punonjëses së konviktit, pasi sipas tij ajo kishte marrë urdhër nga lart dhe se ishte e terrorizua
“Unë do e vazhdoj turin tim. Nuk ka askush dhe asgjë që të më bëjë mua të ndryshoj këtë që kam zgjedhur, që t’ju takojë juve. Më vjen keq për atë zonjën, se e bëri me urdhër nga lart, ishte e terrorizuar. Në atë vend ku ra komunizmi, pamë një shfaqje të paimagjinueshme. Kryetari i PD pa gjendjen studentëve. Është një sjellje e turpshme, jo për zonjën, por për ata lart. Ti vënë gishtin kokës, se mua s’më ndalin dot. As bashkëpunëtorët e mi. Frika dhe kërcënimi janë armët e fundit të këtij regjimi. Janë shenja e qartë se po ju vjen fundi. Ndaj unë do e vazhdoj turin në universitet. Sa i takon mësimdhënies, uroj që të kem mundësi, por si fillim të bëjë diçka që të ndryshojë fatin tuaj në të mirë të këtij vendi.”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikimin e tij me qytetarët ka dhënë alarmin se fasada po vdes njerëz në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Teksa ka shpjeguar se kapacitetet për pacientë pas inaugurimit të kirurgjisë së re janë zvogëluar, Basha theksoi se tashmë ka nisur vdekja e atyre pacientëve që mund t’i shpëtohej jeta.
Kjo sipas Bashës ka ndodhur për shkak të fasadës, teksa dha shembullin se nga urgjenca për të shkuar në një sallë të operacioneve të duhet të ndërrosh 2-3 ashensorë, në krahasim me më parë kur nevojitej një apo dy minuta.
“Kam qenë edhe do vij në QSUT. E kam dëgjuar edhe nga mjekët javën e kaluar se çfarë gjendje ndodhet jo vetëm pediatria, por e gjithë QSUT. Nuk ka gjë që përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që po bëhet në QSUT. Sapo u inaugurua kirurgjia e re nga 12 kemi 6 salla. Nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shohësh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, të merr më qafë. Po të futesh brenda kemi gjysmë e kapaciteteve që kishte.
Për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët se si mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës në një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte. Pra nëse të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni tani duhet të kalosh në 2-3 ashensorë për hir të fasadës.
Kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve të cilëve mund ti shpëtohej jeta nëse thelbi do kishte prevaluar mbi fasadën. Fasada në këtë rast tekstualisht po vdes njerëz në QSUT. Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi”, tha Basha.
Basha flet për Check Up-in: Afera më e ndyrë korruptive e kësaj qeverie
Kështu iu përgjigj kryedemokrati pyetjes së një qytetari lidhur me Check Up-in, pasi punonjësit po u shkojnë qytetarëve nëpër shtëpi për të bërë kontrollin.
Qytetari interesohet për përfitimin e qeverisë në këtë rast dhe Basha i përgjigjet:
“Nuk kanë interesin e shëndetit tuaj, i detyrojnë që të shkruajnë letra që Check Up-in u bë, sepse do të bëhet pagesa, bëhet apo jo Check Up-in. Burrat me barrë e gratë me kancer prostate, oligarkët dhe Edi Rama marrin paratë e taksapaguesve dhe thonë po i marrim për Check Up-in. Check Up-i një nga aferat më të ndyra korruptive të kësaj qeverie. Korrupsion janë të gjitha, po ky është korrupsion që ngrihet mbi paratë që duhej të shkonin për nëna, për fëmijët. Një nga hapat e parë do të ketë anulimi i koncesionit të Check Up-it”, tha Basha.
Sipas Bashës një qeveri teknike do të sillte siguri për vendin, ndërsa solli si shembull Maqedoninë e Veriut.
A do të ketë zgjedhje të parakoshme me një qeveri teknike e cila do të zhvillojë Shqipërinë?
Basha: Edhe unë uroj shumë. 3 janë dhe kërkesat kryesore që kemi.
Së pari, vendit t’i jepet mundësia, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të zgjedhë një parlament legjitim, që të jetë produkt i votës së qytetarëve. Të jenë qytetarët ata që do të vendosin për cilën parti, për cilin program, për cilët deputetë do të votojnë.
Së dyti, që ky proces të garantohet, rregullat e lojës të jenë të barabarta për të gjithë.
Së treti, që këto rregulla loje të zbatohen, të kemi një arbitër të panashëm dhe jo një qeveri, e cila, për hir të pushtetit apo aferave, në të cilat është zhytur, është gati të shkatërrojë procesin zgjedhor, vetëm e vetëm të mbajë pushtetin. Për këtë arsye, ne i qendrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi parashtruar prej datës 16 shkurt të vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore pa këtë kryeministër, sepse, në fund të fundit, është ky kryeministër dhe kjo qeveri që kanë vjedhur zgjedhjet.
Kërkesat tona janë fare të thjeshta. Kërkesa jonë kryesore është – mos vidh! Po dëgjoni shpesh, që njerëzit më problematikë, që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet, duke blerë vota me krimin e organizuar, na japin leksione mençurie çfarë do të bëjmë me zgjedhjet. Çfarë do të bëjmë me zgjedhjet? Mos vidh! Ju jeni hajdutët e zgjedhjeve, mos i vidhni zgjedhjet! Nuk është çështje dëshire për t’i besuar dikujt që ka vjedhur jo një, jo dy, por tre palë zgjedhje, edhe një palë zgjedhje pa kunërshtarë, siç ishte 30 qershori. Prandaj, qeveria tranzitore është një garanci. Siç funksionon në Maqedoni, le të funksionojë edhe në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



