E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Futja e Ramës në zgjedhje pa opozitën është çmenduri, do e ndalim me çdo kusht
Lajme

Basha: Futja e Ramës në zgjedhje pa opozitën është çmenduri, do e ndalim me çdo kusht

Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke folur nga ‘çadra e protestës’ ka konfirmuar edhe një herë se nuk do tërhiqet nga kërkesa e opozitës për qeveri teknike, në mënyrë që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha, ishte i drejtpërdrejt kur tha se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, pasi sipas tij, do të përdoren të gjitha format demokratike për të ndaluar shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri.

Bashkimi popullor po shtohet dita-ditës për Bashën, dhe ai është i vendosur që të ndalë, siç e quajti ai, këtë çmenduri të Ramës për të hyrë në zgjedhje pa opozitën.

“Dua t’i them fare qartë Edi Ramës se në asnjë mënyrë, në asnjë formë, në asnjë moment, nuk do të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare dhe të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme! Ora e përballjes po afron! Shqiptarët janë të bashkuar nga ora në orë dhe ky bashkim është forca e vetme paqesore që do të ndalë kmomplotin ekonomik ndaj shqiptarëve. Zoti është me të drejtën, me shqiptarët, fitorja po afron!”, -tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.