Basha garanton votën pro rritjes së pagave për gjyqtarët. Një gjyqësor me paga të larta, më i pavarur!
Lulzim Basha i PD-së së vulës pak para seancës parlamentare, në deklaratë për mediat, është shprehur pro rritjes së pagave për gjyqtarët .
Në fjalën e tij, Basha tha se, duhet të forcohet pavarësia e sistemit gjyqësor, pasi sipas tij sa më i pavaruar të jetë gjyqësori , aq më e fortë është lufta kundër korrupsionit.
“Nuk do të bëhemi pjesë e lojërave hidh gurin dhe fsheh dorën . Duhet të forcojmë pavarësinë e gjyqësorit, sa më i pavarur gjyqësori, aq më e forta lufta kundër korrupsionit”, ka thënë Basha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



