E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publik News

Basha i kërkon Fatmir Xhafajt: Nxirr procesverbalet e asgjësimit të drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga ‘çadra e lirisë’ ditën e sotme, ka sulmuar Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn.

Reagimi i Bashës, erdhi pas letrës që Ministri i Brendshëm i dërgoi Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës në lidhje me procedurën e asgjësimit të drogës.

Basha tha se ai duket t’i lërë deklaratat në media, dhe të nxjerrë procesverbalet e asgjësimit të drogës.

“Lëre prokurorinë, lëri mediat, lëri qytetarët dhe opozitën dhe na trego procesverbalet e 2.5 milionë rrënjëve të kanabisit. Ku i ke procesverbalet e shkatërrimit të 10 mijë tonëve? ? Na i trego, tregoja shqiptarëve, tregoja të huajve.

Nuk i tregon dot se droga nuk u shkatërrua, por u magazinua nga policia, në tunelet e magazinave të shtetit dhe po del sot një pjesë e saj që po kapët në brigjet italiane. Rama s’ka si ta dorëzojë drogën, pasi është pjesë e pandashme e drogës dhe parave të saj. Ka 48 orë që u kemi thënë se në grykëderdhjen e Ishmit ka ngecur në llucë skafi i Habilajve, dhe këta s’kanë faj. Ku e ke policinë? Pse nuk e çon të kapësh skafin e Habijave? Sepse ata janë Edi Rama, Tahiri, Xhafaj. Nuk do ketë subvencione për fermerët, se paratë do shkojnë për korrupsion”, -tha Basha.

Ishte kreu i Prokurorisë, që para disa ditësh u shpreh se nuk ka pasur bashkëpunim mes prokurorëve dhe policisë, duke theksuar se në shumë raste asgjësimi i drogës së kapur është bërë pa praninë e prokurorëve ashtu siç e kërkon ligj / Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.