E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet Berishës: Nuk do ketë Kuvend të PD-së kundër vendimeve te qeverisë amerikane
Publik News

Basha i përgjigjet Berishës: Nuk do ketë Kuvend të PD-së kundër vendimeve te qeverisë amerikane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, insistoi sërish se nuk do të ketë një referendum dhe kongres të demokratëve.

“Kuvend të PD-së, për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane, nuk ka,” tha Basha.

Ai refuzoi pyetjet e gazetarëve mbi situatën e krijuar në PD.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Edi Ramës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje.

Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore  për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë partiake.

Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën  shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu.

Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane.” tha Basha shkurtimisht, duke u larguar nga mikrofonët e mediave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.