E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet Berishës për akuzat e çështjes së Toyota Yaris: Trillime dhe sulme identike si të Ramës
Lajme

Basha i përgjigjet Berishës për akuzat e çështjes së Toyota Yaris: Trillime dhe sulme identike si të Ramës

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga foltorja në Burrel lidhur me çështjen e Toyta Jaris

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se këto janë akuza të njëjta me ato që i bëri një javë më parë kryeministri Rama në parlament.

Basha thotë se i përgjigjet në të njëjtën mënyrë siç iu përgjigj kreut të qeverisë. Kujtojmë se gjatë seancës parlamentare, Basha tha se ka dëshmuar për hetuesit belg, dhe se dëshmia e tij ndodhet në SPAK.

Kreu i PD-së, i ka cilësuar akuzat e Berishës si trillime dhe sulme identike të kundërshtarit.

Postimi i Lulzim Bashës:

Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.

Nga foltorja në qytetin e Burrelit, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kreu i PD, është shprehur se ka pasur dijeni për hyrjen e mjeteve Toyota Yaris me 5 mln euro brenda në Shqipëri. Sipas Berishës, kur erdhën makinat, brenda tyre kishte 3.5 mln euro, duke hedhur dyshime se ato mund të jenë përvetësuar nga Basha.

Ish-lideri demokrat i bën thirrje Bashës që të sqarojë për shqiptarët nëse ka ndarë para me Taulant Ballën lidhur me këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.