E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft me shfajësime, Europa të ka refuzuar
Politikë

Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft me shfajësime, Europa të ka refuzuar

 

c65ce1cd-60d2-4175-8839-603b6ecd896e

Postimit ne rrjetet sociale te kryeministrit Edi Rama, qe nxori nje pjese te deklarates se Presidentit te KE Donald Tusk, i eshte pergjigjur me nje postim ne Twitter kreu i PD Lulzim Basha.

 

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar.

Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shkruan Basha në Twitter.

“Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”. 

Kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur vetëm këto dy fjali nga deklarata e Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk për të kthyer një përgjigje për akuzat e opozitës dhe liderit të PD që e quan dështimin për të marrë një vendim pozitiv për negociatat, dështim personal të kryeministrit dhe qeverisë.

Kësaj deklarate të Tusk, Rama përmes një fotomontazhi publikuar në FB, i vë përballë deklaratën e liderit të demokratëve Lulzim Basha që tha:

“Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.