E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i prerë: Nuk i përgjigjem retorikës politike të Ramës edhe pse ai e sulmon opozitën
Publik News

Basha i prerë: Nuk i përgjigjem retorikës politike të Ramës edhe pse ai e sulmon opozitën

Në një lidhje direkte me emisionin Tempora, Basha tha se Presidenti e ka njoftuar për mbledhjen e nesërme, dhe sipas tij ky është një hap i rëndësishëm pasi Meta fton për herë të dytë kreun e opozitës në Këshill. “Sot Presidenti më ka njoftuar se do të thërrasë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Presidenti për herë të dytë po fton dhe kryetarin e opozitës në tryezë”, tha Basha.

Ndërkohë, i pyetur për ftesën e Ramës ndaj opozitës për të bashkëpunuar për përballimin e situatës së shkaktuar nga covid-19, Basha e refuzoi atë. “Përgjigja ime është se unë s’do angazhohem në retorikë politike. Sa i përket retorikës politike, atë që kam bërë prej pesë javësh, duke mos u bërë pjesë e retorikës politike, do ta bëj derisa qytetarët të kalojnë këtë situatë. Këtë ja kam thënë dhe kryeministrit”, shtoi kreu i PD.

Më tej, kreu i PD i bëri thirrje Ramës që të gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij ta fokusojë për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe ekonomikë e shqiptarëve.

“Gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij ta fokusoj të puna për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve. Dhe këtu opozita do të japë gjithë kontributin e saj. Natyrisht këtu do të ndihmonte nëse propozimet e opozitës do të zbatoheshin ashtu sië na është prentuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, përmbylli kryedemokrati Lulzim Basha.

Kujtojmë se më herët, Presidenti Meta ka ftuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare veç aktorëve të tjerë si kryeministri e ministrat dhe kreun e PD Lulzim Basha. Ky është takimi i dytë ku Basha do të marrë sërish pjesë me ftesë të Metës, ndërsa pritet të mësohet nëse kryeministri Rama do ta pranojë ftesën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.