E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha inspekton njësitë, banorët denoncojnë: Me qindra banesa në rrezik
Publik News

Basha inspekton njësitë, banorët denoncojnë: Me qindra banesa në rrezik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, inspektoi sot disa lagje brenda Tiranës në njësinë 6 në Kombinat, në njësinë 8 dhe në njësinë, ku ka dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më e prekura nga zonat është Kombinati, ku banorët dëshmojnë se janë në mëshirë të fatit. Pasojat e rënda të tërmetit janë të dukshme në banesat e tyre, por banorët thonë se nuk kanë asnjë kujdes as nga bashkia, as nga qeveria.

Kërkesa e të gjithëve është t’u shkojnë autoritete për të vlerësuar nëse banesa është e jetueshme dhe e sigurtë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Edhe në ato pak banesa të verifikuara të pabanueshme, banorët thonë së nuk u është dhënë asnjë zgjidhje për strehim. Ata flenë në çadra plasmasi të sajuara ose të marra tek fondacionet e huaja të ndihmës.

Situata më e rëndë është në objektet e ish fabrikës së qelqit të cilat rrezikojnë të shemben plotësisht. ‘Rrezikon të bjerë objekti. Ka krisje në kolona, por Njësia na ka thënë: nuk ju njohim fare’, ngrenë alarmin familjet në rrezik.

Edhe në njësinë 8 në Tiranë, strukturat e PD-së, kanë verifikuar dëme të rënda në pallate e shtëpi private.  Në rrugën Skënder Sallaku, kryetari Basha pa një pallat 13 katësh me 50 familje, i cili kishte krisje të rënda në kolona.

‘Na kanë rënë tullat e mureve dhe jemi rrezikuar. Njerëzit kanë dalë vet, ndërsa pallatit nuk i është vënë asnjë shirit’, – thotë një banore. Në Rrugën Riza Cerova, një pallat i ndërtuar 2 vitet e fundit është krisur rreth e rrotull, por askush nuk ka shkuar për të vlerësuar gjendjen. ‘Pallati është çarë në të gjitha anët. Askush nuk na thotë asgjë’ – u shpreh I revoltuar një banor, ndërsa një tjetër shtoi -’Askush nuk na jep asnjë shpjegim. Nuk na thotë njeri rrihet apo jo në shtëpi’

Basha u kërkoi banorëve të mos hyjnë në banesa të rrezikshme. Falë ndihmës së një biznesmeni të zonës, kreu i opozitës arriti të sistemojë në një hotel disa prej familjeve të rrezikuara, duke u siguruar strehim, ngrohje dhe ushqim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.