E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha kërkoi fjalën në Kuvend, Taulant Balla ironi me “gafën” e deputetit të ri
Politikë

Basha kërkoi fjalën në Kuvend, Taulant Balla ironi me “gafën” e deputetit të ri

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hyrë për herë të parë si deputet sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka ndjekur seancën e parë që zgjati vetëm 30 minuta: hapjen e saj nga socialisti Besnik Bare, Himnin e Flamurit, zgjedhjen e deputetëve të rinj si sekretarë dhe ka njoftimin për vazhdimin e seancës pasdite duke zbatuar rregulloren.Mësohet se Basha ka kërkuar fjalën në seancë, e cila iu dha për pasdite, sipas rregullores, por ai vetë nuk e bëri të ditur se për çfarë do të mbajë qendrim.Pas daljes nga Kuvendi, i pyetur nga mediat, ai tha se seanca “nuk kishte ndonjë impakt. Ishte një ritual ceremonial të nisjes së seancës, gjithçka normale. Pse kërkova fjalën unë do ta mësoni në seancën e pasdites.”

Basha u ul sot në radhën e katërt të sallës, me Genc Pollon në krahun e djathtë dhe me Oerd Bylykbashin në krahun e majtë kurse ish-Kryetari i PD, Sali Berisha, u ul në radhën e dytë si edhe 4 vjet më parë me Jorida Tabakun në të djathtë dhe Tritan Shehun në të majtë.

Gafa e Bashës sot në Kuvend, Balla-Berishës: Mësoji të “rinjtë” që sot s’ka debat

Gafa e Bashës sot në Kuvend, Balla-Berishës: Mësoji të “rinjtë” që sot s’ka debat
Gafa e Bashës sot në Kuvend, Balla-Berishës: Mësoji të “rinjtë” që sot s’ka debat

Ironitë mes deputetëve nuk kanë munguar as në këtë seancë konstituese të Kuvendit, në nisje të legjislaturës së IX të saj. Taulant Balla ka thumbuar jo pak Lulzim Bashën dhe grupin e tij parlamentar, pasi kryedemokrati kërkoi fjalën në mbyllje të Kuvendit.

Basha ngriti dorën dhe i kërkoi drejtuesit të seancës Besnik Bare, që t’i japë fjalën.
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla në këtë situatë qesharake i ka kërkuar deputetit më të vjetër në sallë Sali Berishës që të mësojë “deputetin e ri” Lulzim Basha se në këtë seancë e deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk ka debat.

“Doktor mësoji këta deputetët e rinj që në këtë seancë nuk ka debat”, iu drejtua Taulant Balla, Sali Berishes.

Rregullorja e Kuvendit përcakton qartë se në dy seancat e para deri në zgjedhjen e kryetarit nuk ka debat. Shtuar këtu edhe faktin kushtetues se në këtë seancë të parë asnjëri nga deputetët e zgjedhur nuk ka bërë betimin, e për pasojë nuk mund të ushtrojë mandatin.

 
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.