Basha : Kryeministri të shmangë retorikën, paketa e paplotë, por të paktën të zbatohet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhjen direkte për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ka riapeluar edhe një herë për sa më shumë testime, që sipas tij, është forma e vetme për të ndalur zinxhirin e transmetimit të përhapjes së Koronavirusit në vend.
Kreu i Partisë Demokratike në përgjigje ndaj thirrjes së kryeministrit Rama për bashkëpunim, i kërkoi atij që të shmangë retorikën politike dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës.
Basha tha se paketat e propozuara janë gjysmake, por të paktën siç tha ai, të zbatohen me rigorozitet.
Gjatë një interviste për “Report Tv”, Basha u shpreh ka një shkallë të lartë pasigurie dhe nervozizmi në vend.
Basha: Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat, dhe i bëj ftesë që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia. Ky është prioriteti im, ekspertët tanë janë gati në cdo moment të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, propozimet janë konkrete. E gjithë energjia dhe vëmendja e opozitës janë në shërbim të njerëzve. Paketa që shpalli presim të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe ta analizojmë.
Ne kemi shqetësime në dy rrafshe, që të mos ketë hendek mes asaj që thuhet dhe bëhet dhe nevoja për të ndërtuar një plan, që jo vetëm të japë shpresë por edhe rrugë për të dalë, strategji për të cilën kyç është testimi.
Të paguhet më shumë sot për stafin mjekësor, për policët, ushtarët, kamionistët, furnizuesit, shitësit, edhe mediat që është në terren dhe një hetim epidemiologjik të vërtetë, Ajo që dimë është se, nuk ndodh kjo. Dhe pastaj shohim që situata del jashtë kontrollit.
Pas gjysmë paketës, nga njëra anë është tepër pak por nga ana tjetër por të dojë, qeveria i gjen këto para. 120 mln euro koncesione, 100 mln euro investime publike dhe 40 mln euro shpenzime operative, do të na çojë në një nivel me Kosovën. Akoma më dramatik është zbatimi i paketës. E vlerësova shumë kur kryeministri shkruajti se në fund të marsit të gjithë ata që janë prekur do të kenë të derdhur paratë. Nuk ka vend as për retorikë politike dhe as për lojëra politike.
Nëse ndihma nuk arrin, kjo pastaj kushton shumë rëndë dhe kështu në mënyrën se si sillet ekonomia dhe shoqëria. Kemi një shkallë të lartë pasigurie dhe nervozizmi. Nuk ka kohë për të humbur. Prandaj duhet urgjentisht të veprohet në tre shtylla kryesore, shëndetësia, shtresat në nevojë dhe ekonomia. I bëj thirrje kryeministrit të zbatohet paketa e parë pavarësisht se e mangët.
E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është të rrisë testimin.
Basha zbuloi edhe një nga kërkesat e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për mbylljen e fasonerive, apo bizneseve ku ka një grumbullim të madh njerëzish.
“Në Shkodër kemi marrë vesh për një infermiere që ka qenë e infektuar, trajtoi katër pacientë, njëri ndërroi jetë, por ai i takuan ata familjarët? Ja pse është i rëndësishëm testimi. Rasti i të aksidentuarit që u zbulua vetëm se ndodhi një aksident më pas te Trauma, sot kemi 10 mjekë në karanatinë, po nëse ua kanë përcjellë të tjerëve? Çfarë masash janë marrë? Pa bërë një testim të plotë, të vazhdueshëm e të vështirë do ta kemi të pamundur të hedhim këto hapa, se çdo hap që hidhet pa e ditur ku është virusi, na çon drejt katastrofës. Këtu kemi një dallim të qartë mes asaj që propozojmë ne, dhe asaj që nuk po ndodh nga ana e qeverisë.
I jam lutur edhe gjatë mbledhjes, që ta shqyrojtë me përparësi mbylljen e fasonerive, sot ndodhemi para një fakti që infektimi i një punonjëse është një kambanë e madhe. Duhet veprim i menjëhershëm! Nuk bëhet fjalë për një grupi të vogël njerëzit”, tha ndër të tjera Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



