Basha: Mashtrimet nuk hahen, Ramavirusi infektoi 2 bashki se nuk u dha lekët fasonerive’
Kryetari i Prtisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë dy postime në rrjetin social twitter, ku i referohet problemeve socialo-ekonomike në periudhën aktuale që po kalojmë si pasojë e koronavirusit.
Kreu i PD-së thotë se mashtrimet e Ramës nuk hahen dhe se fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë e shkatërruar nga vjedhjet. Sipas Bashës, Rama është përgjegjësi i shtimit të të infektuarve në Krujë e Shkodër, pasi refuzoi të paguante punonjësit e fasonerive.
“Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që ju takon”, shkruan ndër të tjera Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



