Basha me ironi u drejton gishtin ministrave të rinj: Kush janë këta? I njihni?
Nga foltorja e Parlamentit kreu i opozitës Lulzim Basha i është drejtuar kolegëve në sallë, duke i pyetur me ironi nëse i njihnin ministrat e rinj të propozuar nga Rama, e duke i treguar ata me gisht.
Basha tha se të gjithë ministrat e rinj janë të panjohur për publikun dhe se nuk kanë bërë asgjë për këtë vend, por janë zgjedhur aty si kukulla të Edi Ramës.
Gjatë kohës që Basha fliste dhe drejtonte gishtin nga ministrat e rinj, ka reaguar edhe kreu i qeverisë, të cilit Basha i është përgjigjur duke i thënë që të mos “pëllasë”.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Nga kjo sallë kam paralajmëruar se projekti i vetëm i Ramës është asgjësimi i çdo procesi dhe institucioni për të qeverisur me një grup kriminelësh. Hap pas hapi e keni parë këtë…
U asgjësua Kuvendi, sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, se ata që kanë forcën e kartonëve e morën përmes forcës së krimit dhe sot atë mbrojnë. Ky kuvend përfaqëson antivlerën e ngritur në piedestal, hajdutërinë e krimin.
U asgjësua Prokuroria, tani i erdhi radha edhe PS. Sot në pushtet ka vetëm një njeri që qeveris me një grusht kriminelësh.
Shikojini këta njerëz? A i njihni këta njerëz, kush është kjo zonjë, kush është kjo tjetra… ai i njihni kush janë? Çfarë janë? Janë kukullat e këtij.
Më thoni ju, a i mbani mend emrat e këtyre? Kaq po ju pyes, nuk po u vë as emra as nofka? Kush është kjo? Çfarë ka bërë për këtë vend? Nga vjen?
Mos pëllit … se nëse s’ka filluar të të dhëmbë deri tani do të të dhëmb më shumë më pas. Mos pëllit se do të të dhëmbi edhe ty më shumë… (I DREJTOHET EDI RAMËS)
A ju përfaqësojnë ju? Apo vetëm xhepat e paktet e zeza të Ramës me një grusht oligarkësh? Ata ia kanë sjellë…
Ata të parët, janë njerëz që vinin nga një profil politik, por prapë ky i merrte vendimet dhe për ta… një i çmendur që e pikturon veten e tij lakuriq në Instagram, është i marrë.
Të çmendur nga arroganca e pushtetit, të dalë binarësh pasi ka shkatërruar themelin e demokracisë evropiane.
Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën por i ra fasada dhe doli si Enver Hoxha.
Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga kjo.
Vendi është në emergjencë kombëtarë për faturën e këtij të marri…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



