E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha me Monikën sot është më pak se Basha dje
Lajme

Basha me Monikën sot është më pak se Basha dje

Që nga viti i kaluar PD kishte bërë thirrje që të mblidhej në Tiranë, për të protestuar çdo shqiptar i zhgënjyer nga qeveria, pavarësisht bindjeve politike.

Protesta nisi mesditën e 27 janarit, në orën 12:00 dhe në fjalën e kryeopozitari Lulzim Basha, nënvizoi se në shesh ndodheshin 3 herë më shumë protestues se më 18 Shkurt.
“Sot jeni tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe milionë të tjerë në këtë referendum historik”, tha ai.

Por, në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga ish Kryeministri Sali Berisha për protestën e 27 janarit 2018 dhe Lulzim Basha për protestën e 18 shkurtit, bëhet qartë dallimi se sa protestues ka pasur në të dyja protestat.

Në foton e publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha për protestën e 27 janarit trotuari përballë kryeministrisë ishte bosh dhe vërehet vetëm kordoni i policisë.

Ndërsa  në foton e publikuar nga Basha, për protestën e 18 shkurtit, i njëjti vend ishte i tejmbushur.

 Më 18 shkurt 2017, PD ka tejmbushur sheshin dhe ka treguar se dhe e vetme mund të  gjunjëzojë Qeverinë, ndërsa më 27 janar, Lulzim Basha  edhe pse i bashkuar me Monikën, nuk arriti të kishte performacën e 18 shkurtit 2017.

Protesta e 27 janarit, sigurisht që ishte madhështore, nuk është qëllimi për ta kontestuar, por karahasuar me protestën e 18 shkurtit, linte shumë për të dëshiruar./CNA.al

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.