E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha me paralajmërim të fortë për deputetët e Kuvendit
Politikë

Basha me paralajmërim të fortë për deputetët e Kuvendit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar kompanitë koncernsionare dhe të gjithë deputetët që do ta votojnë sot në Kuvend, për rrugën Balldren-Milot dhe Orikum-Dukat, që sipas tij po bëhen gati të grabisin paratë e Shqiptarëve, se po i mban shënim dhe se ata do të jenë subjekt të ligjit antimafia.

Basha është zotuar se PD do t’i ndjekë këto kompani këmba-këmbës, ndërkohë që e ka cilësuar Parlamentin si “landfill”.

 

Kreu i PD-së ka thënë se kompanitë janë krijuar dhe nuk kanë eksperiencë, por me fryrjen e kostove të rrugëve, paratë e këtyre koncesioneve i merr Edi Rama.

“Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit.

Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro.

Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave.

Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter. kjo është vjedhje me ligj”, u shpreh Basha.
BASHA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.