Basha mesazh të qartë para takimit me zyrtarin e lartë amerikan
Basha -Ramës : – lëri idiotësitë, nuk do të ketë parlament monist!
“Kemi qenë të duruar, por sot jemi më të paduruar. Zgjedhje të lira të ndershme ose ndryshe nuk ka. Bashkimi i shqiptarëve nuk lejon më monizëm në Shqipëri”, theksoi ai.
Duke i kthyer përgjigje kryeministrit Rama i cili ka deklaruar dje se parlamenti i ri do jetë më i mirë pa opozitën se nuk do ketë sherre, Basha ashpërsoi gjuhën dhe i kujtoi kryeministrit një fund si prej diktatori.
“Vetëm Parlamenti i Republikës Popullore Socialiste të Shqiqërisë nuk kishte sherre, sepse dajaku, plumbi, internimi ishte në rend të ditës. Sa më pak sherr në parlament, aq më shumë njerëz të internuar. Sa më pak të flitet në parlament, aq më shumë shtypet e vidhet populli. Po ta marrim edhe me gjuhën e tij naive në kufijtë e idiotësisë po i them ta harrojë se do të ketë një parlament të emëruar nga droga e krimi, parlament monist. Nuk ke për ta pasur as një një orë. Thirri mendjes për ëndërrat diktatoriale që ke se përndryshe të vjen fundi i diktatorit”,- tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



