E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha mesazh të rinjve në Kukës: Koha për t’iu dhënë mundësi punësimi dhe jetese
Publik News

Basha mesazh të rinjve në Kukës: Koha për t’iu dhënë mundësi punësimi dhe jetese

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me të rinjtë e Kukësit, ku ka diskutuar me ta rreth largimit masiv të të rinjve.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se tashmë ka ardhur koha që të kthejmë mundësitë për punësim dhe jetesë më të mirë.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni!” shkruan Basha.

basha 1 - Copy

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.