E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Ne do ta ndryshojmë gjendjen, me një qeveri që do sjellë shpresë për të gjithë
Publik News

Basha: Ne do ta ndryshojmë gjendjen, me një qeveri që do sjellë shpresë për të gjithë

Kreu i PD Lulzim Basha thotë se qeveria e kryeministrit Rama nuk ka kohë dhe para për qytetarët dhe bizneset, pasi sipas tij merret me politikë dhe Instagram gjithë ditën.

“Kanë pritur që qeveria t’i ndihmojë por Edi Rama s’ka kohë/para për ta. Ne do ta ndryshojmë këtë gjendje. Ne do të kujdesemi për biznesin, të vetëpunësuarit, të gjithë qytetarët dhe do të japim ndihmë financiare për çdo qytetar. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë”, shkruan Basha, teksa shpërndan videon e një sipërmarrësi që thotë se edhe pse nuk ka pasur punë, taksat i ka paguar.

Sipas Bashës, qeveria e re e PD do ta ndryshojë këtë gjendje dhe do të sjellë shpresë për të gjithë.

“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Për familjet tuaja. Një qeveri që nuk e kalon gjithë kohën me politikë, por duke i dhënë ndihmë financiare çdo familje. Një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për të gjithë”, vijon kreu i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.