E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në opinion/   Fatmir Xhafaj ndërhyri në Itali për të mbrojtur vëllain trafikant
Publik News

Basha në opinion/ Fatmir Xhafaj ndërhyri në Itali për të mbrojtur vëllain trafikant

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar me sulmet ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar heroine dhe kokaine.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, Basha u shpreh se, “Xhafaj kur ka qenë anëtar i qeverisë në vitet 2002-2005 ka keqinformuar italianë, madje më rëndë se kaq, duke u përfshirë drejtpërdrejt.

Kreu i opozitës Lulzim Basha e cilësoi një skenar kriminal deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, vetëm 24 orë pasi doli audipërgjimi ku ishte i përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas tij, asnjë laborator nuk mund të nxjerrë analizat nëse audipërgjimi ishte apo jo i vërtetë. Sipas tij deklarata e Ramës ishte marrje në mbrojtje e trafikantëve.

‘Nuk mund të pretendojë ky njeri të bëjë vettingun dhe vetë të ketë vëllain trafikant droge. Ky është koka e Ministrisë së Brendshme. Vetëm 24 orë pasi doli audipërgjimi Rama tha se sipas të dhënave të mia, doli e tha që audipërgjimi është i pavërtetë. Menjëherë pas kësaj u kërcënua gazetari, u kërcënua dëshmitari. Ky është një akt kriminal. Brenda 24 orëve Prokurori ndërmori 40 veprime, pranoi mostrat siç ja servirën, siç ua dha Agron Xhafaj ‘, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.