Basha në Shkodër/ Tregtarët : Kemi dalë në fresk e po rrimë! Basha u jep dorën: Më 16 shkurt në Tiranë, ta largojmë këtë qeveri
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar sot në Shkodër, për t’u takuar me tregtarët që punojnë në tregun e këtij qytetit. Ndiqni bashkëbisedimin e tyre:
Dje, Basha ishte në Kavajë, ku shkëmbeu mendime me qytetarët për problemet e tyre, vështirësitë financiare, tregtarë që nuk kishin bërë më shumë se 2 mijë lekë xhiro gjatë ditës, pronarë lokalesh që kishin shitur vetëm 5 kafe dhe s’mund t’u paguanin punonjësve sigurimet shoqërore, prindër që u ishin larguar fëmijët apo ‘fermerë me traktor, që e blenin naftën më shtrenjtë se në gjermani apo Francë.
I kësaj natyre është takimi i radhës i Bashës sot në Shkodër, me synimin për t’i përcjellë atyre masazhin, siç e tha në Kavajë, “të çohemi të gjithë së bashku dhe të marrim në dorë fatet tona. Kjo është sjellja e vetme europiane në kushtet ku ndodhet Shqipëria. Këtë presin sot shqiptarët, këtë pret Europa. Le t’i prijë Kavaja, Shkodra, Tirana, gjithë Shqipëria. 16 shkurti është dita ku gjithsecili prej jush është qeveri.
Ejani të gjithë së bashku, le ta marrim përpara të keqen me 16 shkurt dhe të hapim një kapitull të demokracisë europiane ashtu siç ushtoi nga gjokset e rinisë së Kavajës 30 vite më pare: Liri, demokraci dhe Shqipërinë si gjithë Europa. “
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



