E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Nesër do të qeveris vendin, kam nevojë për këshillat e Berishës
Publik News

Basha: Nesër do të qeveris vendin, kam nevojë për këshillat e Berishës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se ai ka nevojë për këshillat dhe rolin e Sali Berishës si në këto zgjedhje dhe në vazhdimësi.

Në një intervistë për Oranews, Basha tha se ish-kryeministri mund të kandidojë në cilin qark të dojë, pasi është vlerë jo vetëm për PD, por për të gjithë Shqipërinë.

Duke folur dhe për aktivitetin e tij të shtuar së fundmi në rrjete sociale, Basha tha se për këtë ka meritë bashkëshortja e tij Aurela.

Pyetje: Përsa i përket pozicionimit të z.Berisha, do të keni nevojë për shërbimet e tij në këto zgjedhje? Dhe ku do të kandidojë?

Basha: Është në dorën e tij nëse do të kandidojë në një qark, ku të dojë ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe aset i PD dhe i është vënë në shërbim jo vetëm PD, por dhe interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Unë jam kryetar i PD dhe kam nevojë për këdo sepse nesër do qeveris një vend dhe kam nevojë për këshilla dhe inkurajim jo vetëm për figura brenda PD, por dhe të shoqërisë civile.

Pyetje: Plani ambizion ekonomik, ka pasur pikëpyetjet mbi rrugën si do të shkohet drejt realizimit të këtij programi?

Basha: Nuk ka premtime, ka plan dhe unë kam qenë i hapur për çdo gjë lidhur me pyetjet për këtë program. Do na duhet të paktën 2:30 minuta të flasim pa ndërprerje për këtë plan. Është i detajuar në çdo aspekt.

Pyetje: Ndiheni në avantazh pas ndryshimeve në sistemin zgjedhor, që siç e quani ju është bërë në mënyrë të njëanshme. Pra do të kandidoni me 1 apo 2 lista?

Basha: E rëndësishme është që koalicioni është i bashkuar dhe i vendosur. O me Edi Ramën dhe kundër Shqipërisë ose me Shqipërinë dhe kundër Edi Ramës. Vota për ne dhe koalicionin tonë është e duhura. Nuk ka pikë rëndësie se është 1 apo janë 2 lista. Kemi qëllim largimin e Ramës.

Pyetje: Po për disa si Topalli apo Patozi, keni nevojë? Pasi thatë që keni nevojë për këdo…

Basha: Secili prej tyre vendos rolin që ka dhe shqiptarët e shohin këtë. Ata që kanë vendosur interesin e shqiptarëve kanë qenë dhe janë gjithonë të mirëpritur. Fokusin tim pas 25 prillit do e kem të gjithë tek Shqipëria dhe shqiptarët.

Pyetje: Ju kemi parë më aktiv kohët e fundit nëpër rrjete sociale, ju duke gatuar keni shfaqur anën familjare, besoni se ka munguar kjo deri tani dhe pse në këto momente?

Basha: Unë në krahasim me politikanët në tërësi, por kryesisht shqiptarë, jam më i rezervuar përsa i përket anës familjare, por për ndryshimin duhet të falenderoni time shoqe deri tani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.