E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nga Berati: Edhe unë i kam prindërit pensionistë, paguajnë drita-ujë dhe nuk ju mbetet më asgjë
Publik News

Basha nga Berati: Edhe unë i kam prindërit pensionistë, paguajnë drita-ujë dhe nuk ju mbetet më asgjë

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Berat, ku vizitoi dhe një familje pensionistësh atje.

Ata iu ankuan Bashës se pensioni që marrin nuk iu del, e kryedemokrati i premtoi se me ardhjen e tij në qeveri, pensioni do të rritet, madje 2 herë më shumë se sa rritja e çmimeve.

Gjithashtu Basha tregoi se edhe prindërit e tij nuk bëjnë dot pa ndihmën e fëmijëve, pasi me pensionin që marrin paguajnë vetëm drita-ujë dhe ilaçe.

Basha: Ju jeni pensionistë?

Familjarët: Po

Basha: Sa merrni në muaj?

Familjari: 100 mijë lekë të vjetra, 100 mijë lekë janë ilaçet.

Basha: Unë i kamm prindërit të dy pensionistë, dhe e di fare mirë që ata sa paguajnë energjinë elektrike dhe ujin, ilaçe, nuk ju mbetet më asgjë. S’ju mbntetet më asgjë po nuk patën mbështetjen e fëmijëve dhe ky është realiteti i pensionistëve. Ne nuk do bëjmë mrekulli, por rritja e pensionet do rritet me ne vit pas viti, sepse në këtë mënyrë do të keni më shumë para se sa rritja e çmimeve. Do i rrisim pensionet 2 herë më shumë se sa do rriten çmimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.