Basha nxjerr videon: Puna e Teatrit ishte loja…
Lideri i opozitës Lulzim Bashak vijon të denoncojë shembjen e Teatrit dhe të theksojë se pas kësaj qëndron plani sipas tij i kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj dhe mafies së ndërtimit për të ndërtuar kulla mbi 20 kate në këtë zonë, duke “grabitur pronën publike”.
Në një video që ka postuar në FB, thuhet se përmes ‘Fusha shpk’, Rama dhe Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv.
“Puna e Teatrit ishte loooja!
Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën!
Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës:”, është komenti i Bashës për videon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




