E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Plani ynë, të eliminojmë këta trarë, xhandarë, inspektorë, taksidarë, që biznesi të marrë frymë!
Publik News

Basha: Plani ynë, të eliminojmë këta trarë, xhandarë, inspektorë, taksidarë, që biznesi të marrë frymë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka ndaluar përsëri në Rrugën e Durrësit në Tiranë për të biseduar me një grup pronarësh biznesesh të zonës. Ata i përshkruan kushtet e vështira me të cilat po përballen, duke filluar që nga dogana.

Ankesat e tyre ndaj qeverisë, taksat pas mbylljes sidomos,  ata i përmblodhën me shprehjen “Siç na i dha, na i mori!”

Basha foli për politikat e qeverisë: “Si ka mundësi, që një njeri që ka përgjegjësi për vendin, në këtë situatë, në vend që të japë një përgjigje siç dha Kosova, jep zgjidhjen “mbyll biznesin?! Shtro ushtrinë e të papunëve!” Katastrofë!

Çfarë ka biznes nën 140 milionë, është biznes i vogël. Këto rregulla që i kanë shpikur për këto punë, ti e di se për çfarë: për të shtuar mundësinë për ryshfet.

Prandaj ne themi se duhet të jetë shtet i vogël, por efiçent. Se, sa më shumë rregulla, sa më shumë trarë të vendosin, mbrapa ai trau ka gjithmonë një xhandar që merr ryshfet.

Ndaj, qëllimi i planit tonë është të eliminojmë këta trarë, të eliminojmë këta xhandarë , inspektorë dhe taksidarë dhe t’ia bëjmë të mundur biznesit që të ketë frymëmarrje oksigjen, se s’po s’patët ju, nuk ka as ekonomia.

Investimet kudo në botë bëhen që të ndihmojnë ekonominë, jo të vrasin. Ne propozojmë një çek 1000 euro sa për të paguar detyrimet minimale. 160 mijë lekë atyre që kanë mbetur pa punë. 200 mijë lekë çdo biznesi që rimerr në punë ata që janë larguar. 20 mijë lekë të vjetra pensionistëve.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.