E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Basha po mashtron protestuesit”/ Zbardhet arsyeja se përse kreu i PD -së kërkon protestë 0AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKË12:53-25/01/2018
Lajme

“Basha po mashtron protestuesit”/ Zbardhet arsyeja se përse kreu i PD -së kërkon protestë 0AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKË12:53-25/01/2018

Nga Kuvendi, kreu i grupit parlamentar të PS –së Taulant Balla u është drejtuar qytetarëve që po thirren nga opozita për të protestuar.

Duke e zhvlerësuar protestën e organizuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, Balla ka thënë se protestuesit e PD po mashtrohen nga  Lulzim Basha.

Ky i fundit, sipas Ballës po e organizon këtë protestë për të marrë lekët e pallatit të shembur të vjehrrit të tij.

“Për cfarë protestuat në shkurt të 2017 –ës, që Lulzim Basha të zgjidhte avokaten e popullit dhe ta merrte për shpëtuar pallatin e vjehrrit të vet. Protestuesit e PD -së kishin protestuar tre muaj me radhë për të kapur avokatin e popullit. Por avokatja e popullit shkoi në gjyq me Xhafer Isufin kundër Shqipërisë  Arsyeja e protestës së 27 janarit janë paratë e pallatit. Luli i do paratë. Do vini në protestë për zgjedhjet e 25 qershorit. Kundër  kujt do të protestoni, kundër komsionerëve të PD -së që kanë votuar dhe miratuar çdo procesverbal”, ka pyetur Balla./CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.