Basha reagon për dhunën dhe shembjen e lokaleve në Velipojë: Po grabiten tokat ndërkohë që Rama kërcënon me rimbyllje në karantinë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shembjes së disa bizneseve në Velipojë, ku nuk munguan edhe përplasjet e qytetarëve me policinë.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se shembja e bizneseve vjen në orën që Rama kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë.
Sipas Bashës ky kërcënim bëhet me qëllim grabitjen e pronave në bregdet për oligarkët dhe krimin.
Reagimi i Bashës:
Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



