Basha reagon sërish për masat kundër Covid-19: Rama nuk e ka zbatuar planin e propozuar, Shqipëria e fundit në çdo fushë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish për masat e marra për pandeminë e koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Shqipëria është e fundit në çdo fushë dhe ndihma ekonomike është më e ulëta.
“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



