E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha refuzon të krijojë parti të re: Kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vulën e PD
Lajme

Basha refuzon të krijojë parti të re: Kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vulën e PD

Përplasje në qëndrime në rradhët e demokratëve të drejtuar nga Lulzim Basha. Gjithccka ka të bëjë me qëndrimin që do të mbajë ky grupim në raport me logon dhe vulën e PD-së, pra nëse vendimit të Apelit do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, apo do të krijohet një parti e re politike në spektrin politik shqiptar.

Lulzim Basha tha publikisht se do bëjë rekurs të vendimit, me shpresë se diçka e tillë mund t’i kthejë vulën e Partisë Demokratike.

Por një shumicë tjetër anëtarë të Këshillit Kombëtar, nuk janë në të njëjtën ide me Bashën, të cilin e votëbesuan më 29 korrik 2023, për të drejtuar PD-në zyrtare.

Dhe kjo përplasje ka sjellë një tjetër përçarje në grupimin Basha, deputeti Enkelejd Alibeaj, Edvin Kulluri, Roland Bejko, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj, Gjergj Hani, janë duke menduar krijimin e një partie të re.

Por përmes një deklarate të grupimit “Demokratët Euroatlantikë” thuhet se “Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e paligjshëm të Gjykatës së Apelit. Të qartë se mos bërja e rekursit ndaj një akti të pranuar gjerësisht si të paligjshëm, do të thotë të pranosh në heshtje pazarin Rama-Berisha.

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë, po kështu, kanë vendosur që pa asnjë hezitim të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, me ekipin dhe alternativën tonë dhe këtë nuk mund ta pengoj asnjë pazar apo makinacion i dyshes Rama-Berisha, që synojnë të ruajnë status quo-në”.

REAGIM I PARTISË DEMOKATIKE – DEMOKRATËT EUROATLANTIKË

Nëpër disa media kemi parë një tekst keqinformues, me përmbajtje identike, të spinuar nga nuk dihet se kush, pasi nuk ka as emër as mbiemër.

Qartësojmë opionin publik se Partia Demokratike – Demokratët Euroatlaintikë funksionon mbi vendimmarrjen e organeve të saj drejtuese, të zgjedhura nga vota e anëtarëve, siç është  Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Vendimmarrja nuk është në dëshirën e Kryetarit apo të ndonjë individi tjetër, por vendimmarrje e shumicës dërrmuese të strukturave të saj drejtuese.

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e paligjshëm të Gjykatës së Apelit. Të qartë se mos bërja e rekursit ndaj një akti të pranuar gjerësisht si të paligjshëm, do të thotë të pranosh në heshtje pazarin Rama-Berisha.

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë, po kështu, kanë vendosur që pa asnjë hezitim të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, me ekipin dhe alternativën tonë dhe këtë nuk mund ta pengoj asnjë pazar apo makinacion i dyshes Rama-Berisha, që synojnë të ruajnë status quo-në.

Demokratët Euroatlantikë do të jenë çdo ditë në terren pranë qytetarëve për të shpalosur alternativën e tyre dhe së shpejti edhe ekipin që do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët meritojnë më shumë se pazaret e Edi Ramës me Sali Berishën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.