E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha replikë me Berishën: Doktor pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë me qytetarët që duan fundin e pandëshkueshmërisë
Lajme

Basha replikë me Berishën: Doktor pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë me qytetarët që duan fundin e pandëshkueshmërisë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të Sali Berishës dhe deklaratës së tij se është i hapur për të bërë aleancë për zgjedhje me çdo forcë politike që është pro rrëzimit të Edi Ramës, përveç Bashës.
Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se doktor Pazari (Berisha) koalicionin e ka me aleatët e tij të zakonshëm.
Më tej, Basha thotë se koalicioni anti-SPAK nuk mund të jetë koalicioni i tij dhe i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.
“Dr. Pazari e ka koalicionin e tij. Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat.
Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit.
Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.  Shqipëria meriton më shumë”, shkruan ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.