Basha takim në Presidencë gjatë ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker
Basha është shfaqur ditën e sotme në Presidencë.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurel dhe deputetët e grupit të vulës Oriola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku.
Ai ka shkuar në Presidencë për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me titullin e “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit”.

“I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës.
Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker.

Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.
E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë”, shkruan ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



