E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha tregon kushtet  që të hyjë opozita në zgjedhje
Politikë

Basha tregon kushtet që të hyjë opozita në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar sot platformën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Kreu i opozitës tha se është e domosdoshme një reformë zgjedhore që të çlirojë zgjedhjet nga krimi. Sipas Bashës, pa ndarjen e politikanëve nga krimi, nuk mund të kemi kurrsesi zgjedhje të lira.

Nga ana tjetër, kreu i demokratëve ka prezantuar edhe kushtet e opozitës për të hyrë në zgjedhje, duke theksuar nevojën e dekriminalizimit të procesit.

“Kriminali Rraja njihet si kundërshtar zgjedhor se ne nuk ndeshemi me socialistët por me kriminelët. Orgjina e situatës së krimit në Shqipëri, është krimi elektoral.”- u shpreh më tej Basha ndërsa tha se platforma për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi do të bazohet mbi 4 shtylla kryesore:

1.  Dekriminalizim i procesit zgjedhor, ku përfshihet vettingu i politikanëve dhe policëve.

2. Sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, jo vetëm do të trajtohet korrupsion zgjedhor, por kërkon masa që duhet të nisin që në gjenezë e blerjes së votës.

3. Financimi i partive në fushatë elektorale, kompanitë që financojnë partitë përjashtohen nga tenderea.

4. Përdorimi i telknologjisë në votim, të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.