E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha vendos thirrjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, pas firmave të Berishës
Publik News

Basha vendos thirrjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, pas firmave të Berishës

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë e selisë blu. Në një mesazh drejtuar anëtarëve të saj, Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi bën me dije se mbledhja do të bëhet në orën 16:00.

Në njoftim thuhet se në mbledhje do të ketë “diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Vlen për tu theksuar se thirrja e Kryesisë vjen pas dorëzimit të 4200 firmave nga Sali Berisha te kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, me qëllim mbajtjen e Kuvendit të PD më 11 dhjetor.

Sekretari i Përgjithshëm tha se Berisha po luan një blof të madh me demokratët, pasi fakti që nuk po i dorëzon firmat në bazë të procedurës, tregon që ai nuk ia ka mbledhur 1/4 e firmave.

MESAZHI I BARDHIT 

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:
“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.