Valbona Sako dhe dokumenti i GjykatësDURRËS– Kandidatja e PS-së për Bashkinë e Durrësit, në zgjedhjet e 30 qershorit është Valbona Sako. E njohur si një financiere e zonja, mesa duket edhe ajo ka pasur probleme me drejtësinë 6 vite më parë.
Në vitin 2013 bashkëshorti i saj është arrestuar dhe më pas është lënë në burg për veprën penale “Mashtrim”. Më 13 maj të vitit 2013, Gjykata e Durrësit vendosi që të konvertonte dënimin në garanci pasurore, të paguar nga kandidatja për bashkinë e Durrësit.
Shuma e paguar në këmbim të lirimit të bashkëshortit të saj nga Sako ka qënë plot 2.000.000 lekë.

Pas zgjedhjeve të 2013, ku PS erdhi në pushtet me “1 milion shuplakat” ndaj PD-së, Sako u emërua Drejtoresha e Tatimeve në Durrës më 2 nëntori 2013.
Pak kohë më pas edhe bashkëshorti i saj, Robert Sako mori pafajësinë e plotë lidhur me akuzën, për të cilën ishte dënuar.
Kujtojmë që zonja Sako garon për bashkinë e Durrësit pas tërheqjes së Vangjush Dakos, i cili është kapur me përgjime me kreun e bandës së Shijakut, Altin Avdulajn, ku edhe flisin për emërimin e deputetëve apo edhe votat gjatë zgjedhjeve të 2017.



