E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia Tropojë s’pyet për SPAK, vijon tenderin 82.9 mln lekë
Lajme

Bashkia Tropojë s’pyet për SPAK, vijon tenderin 82.9 mln lekë

Partia Demokratike ka denoncuar shkeljet dhe praktikat e dyshuara korruptive që po vazhdojnë në Bashkinë Tropojë. Sipas PD-së, për herë të tretë po sfidohet hapur ligji dhe vendimmarrja e institucioneve të pavarura të shtetit.

Genta Vangjeli, nga selia e PD-së, përmes një deklarate për mediat, nënvizoi se më 15 tetor 2025, Komisioni i Prokurimit Publik ka marrë vendimin e tretë për tenderin me objekt “Ndërtim i rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje”, me fond limit 82.9 milionë lekë. Vendimi i KPP-së përcaktonte qartë:

“Të mos lejojë autoritetin kontraktor, Bashkinë Tropojë, për vijimin e hapave të mëtejshëm të procedurës së prokurimit dhe të urdhërojë për herë të tretë rivlerësimin e procedurës sipas vendimit nr. 1181, datë 3 shtator 2025.”

Megjithatë, sipas Vangjelit, Bashkia Tropojë ka vijuar të veprojë me të njëjtin standard, madje ka kërkuar në Gjykatë marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 92, datë 3 nëntor 2025, ka refuzuar kërkesën e bashkisë.

Genta Vangjeli theksoi se shkeljet ligjore në këtë bashki nuk janë të reja:

“Kujtojmë se znj. Zyra Islamaj u komandua në krye të institucionit në fund të vitit 2024, pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi. Ky i fundit u lirua nga arresti shtëpiak dhe mori masën detyrim paraqitje, me vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa vijon të akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.
Ndërsa vetë znj. Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv në një procedurë tenderi.”

Vangjeli shtoi se edhe pse zyrtarët e Bashkisë Tropojë janë nën hetim nga SPAK apo me procese në GJKKO, arroganca dhe mosrespektimi i ligjit vijojnë pa hezitim.

“Kjo ngre pyetjen: Kush u jep garanci këtyre personave që të vazhdojnë me të njëjtat praktika korruptive, madje edhe më rëndë?
Dita kur kjo sjellje kolektive në kundërshtim me ligjin do të marrë fund, nuk është larg. Shkelësit do të mbajnë përgjegjësi”, paralajmëroi Vangjeli në emër të PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.